ALfor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Qemali

Go down

Ismail Qemali Empty Ismail Qemali

Post by Admin Sat Dec 13, 2008 8:22 am

Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero i popullit.
Lindi ne Vlore me 1844.Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne Janine,me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll,ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare:mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale.Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare te bashkeatdhetareve te tij,por edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen e dijet shkencore.

Kerkesat e I.Q. per zbatimin e reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.U denua nga Porta e Larte me internim,te cilin e vuajti per shtate vjet.Ne maj te 1900,per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit,u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te ndryshme te Evropes,ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.
I.Q. zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin europian.Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke,ne krahun perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake.Ne dhjetor te vitit 1908,me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke,u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku,se bashku me grupin e deputeteve patriote,mbrojti interesat e kombit shqiptar.
U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1912-1914.Se bashku me L. Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organizimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912.I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise autonomine.Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike ndermori se bashku me L. Gurakuqin nje aksion te ri per te shpetuar atdheun.Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin ndermjet fuqive.Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet e atdheut.U kthye me bashkepunetoret e tij ne atdhe.Ne Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme.Ne politiken e brendhme e te jashtme te qeverise kombetare u tregua i papajtueshem me cdo cenim nga ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar,i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore,por dhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te coptuar Shqiperine.Qeveria e kryesuar nga I.Q. ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e te jashme,mori nje varg masash ne fushen e ekonomise,te ndertimit shteteror e kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut.Ne te gjitha veprimet I.Q. u tregua burre shteti dhe diplomat largpames.Me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te kryesuar prej tij ne janar 1914.
Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim I.Q. i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare.Vdiq ne Itali.
Admin
Admin
Admin
Admin

Number of posts : 30
Age : 95
Location : --anywhere--
Registration date : 2008-12-11

https://alfor.board-directory.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum